Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Enver Maloku” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Në aksident kanë qenë të përfshirë tre vetura.
Kështu tha Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 16:40, në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”.
Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident.