Tre të lënduar nga aksidenti në dalje të Mitrovicës

Prishtinë | 11 Gus 2025 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në dalje të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Sipas tij, këto janë informacionet fillestare dhe hetimet janë në vazhdim.

Të ngjashme