Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident trafiku në autostradë në segmentin Veternik-Bresje, ku si pasojë tre persona kanë marrë lëndime trupore.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Në ora 14:25, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë në segmentin Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore relevante janë marrë me aksidentin”.