Tre të lënduar nga një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë saktësisht në fshatin Lebanë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve”, tha Ahmeti.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor dhe me këtë rast po merret njësiti i trafikut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme