Tre të mitur grabisin një lokal në Prishtinë, punëtorja lëndohet duke u ballafaquar me ta

Prishtinë | 06 Qer 2026 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Tre të mitur dyshohet se kanë hyrë në një lokal në Prishtinë dhe kanë vjedhur para.

Punëtorja, që ishte në vendin e saj të punës, në ballafaqim me të dyshuarit ka lënduar dorën ku dhe ka pranuar tretman mjekësor, tha policia.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 05.06.2026, 20:40. Është raportuar se deri sa ankuesja f/k ishte në vendin e saj të punës në një lokal kanë hyrë tre persona të dyshuar të mitur dhe nga aty kanë arrit të marrin para të gatshme. Viktima në ballafaqim me të dyshuarit ka lënduar dorën ku dhe ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente policore”.

Të ngjashme