Tre të vdekur dhe 15 të plagosur është bilanci i ngjarjes tragjike të sulmit në Vjenë.
Kështu bëri të ditur Policia nëpër Twitterit.
Sipas policisë dy burra dhe një grua kanë vdekur pasi janë qëlluar me armë zjarri.
Në njoftim thuhet se sulmi është kryer nga së paku një person i cili është vrarë nga policia.
Bëhet e ditur se sulmi është kryer për motive islamike.
Personi që kreu sulmin kishte armë të gjata me vete si dhe një jelek shpërthyes që pas kontrollit policor doli të jetë fals.
Policia ka njoftuar se kanë kontrolluar apartamentin e të dyshuarit.