Tre të vdekur dhe 165 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat në lidhje me pandeminë e Covid-19. Kështu, në 24 orët e fundit janë identifikuar 165 raste të reja dhe tre të vdekur.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve tre pacientë kanë humbur betejën me COVID-19, konkretisht një 63-vjeçar nga Burreli, një 66-vjeçar nga Tirana, një 83-vjeçar nga Shkodra.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2823
Durrës 563
Shkodër 401
Korçë 280
Lezhë 269
Elbasan 215
Fier 244
Vlorë 194
Kukës 147
Berat 139
Dibër 75
Gjirokastër59

Autoritete shëndetësore deri tani kanë kryer 97703 testime të dyshuara, ndërkaq 15231 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Me gjithë përpjekjen e mjekëve, 416 pacientë nuk e kanë fituar dot betejën me coronavirusin.

Të ngjashme