Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 41 raste të reja me Covid-19, si dhe janë shënuar tri raste të vdekjes.
Ndërkohë gjatë kësaj kohe nga Covid-19 janë shëruar 29 persona.
Njoftimi i plotë:
22 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 384 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.008 doza të vaksinës.
Deri më sot 819.455 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 940 testime,41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.191.
Në total numri i rasteve aktive është 642.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në