Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes tragjike të tre qytetarëve të Kosovës në natën e mbrëmshme.
Haradinaj ka kërkuar nga policia e Kosovës që të zbardhen rrethanat e rastit.
“Humbja e jetës së tre qytetarëve në Liqenin e Badovcit është një lajm i trishtë. Kërkojmë që Policia të zbardhë rrethanat e këtij rasti. Ndajmë dhembjen me familjet që humbën të dashurit e tyre. Zoti i forcoftë në këto momente shumë të vështira për ta”, është shprehur Haradinaj.