Tre të vdekur nga Coronavirusi gjatë 24 orëve

Prishtinë | 03 Tet 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Tre të vdekur janë raportu gjatë 24 orëve në Kosovë sipasoj e Coronavirusit.

Ndërsa që janë shënuar 53 raste të reja dhe 56 të shëruar.

Numri total i rasteve pozitive është 15.758 raste nga 69.652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 56 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.341.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast Deçan, Gjilan, Malishevë, Prizren, Suharekë dhe Viti.

Të ngjashme