Tre persona kanë vdekur dhe një ka mbetur i plagosur si pasojë e një orteku në resortin kryesor të skive në Zermatt në Zvicër.
Mediat e huaja raportojnë se një operacion i madh shpëtimi filloi pavarësisht motit, por më pas u ndërpre në mbrëmje pasi u konfirmua vdekja e tre personave.
Autoritetet atje paralajmëruan për rrezikun e fatkeqësive të tjera për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të borës.
Rreziku u konsiderua veçanërisht i lartë në kantonet Grisons dhe Valais, të dyja destinacionet e njohura të skive.