Tre persona kanë vdekur të shtunën në mbrëmje, përfshirë edhe një të dyshuar, pasi ka pasë të shtëna me armë zjarri në një hotel që është i lidhur me një kazino në Green Bay të shtetit Wisconsin, të Amerikës, kanë thënë autoritetet e atjeshme.
Shefi i Qarkut të Policisë, Kevin Pawlak, ka deklaruar se dyshohet që sulmuesi e kishte shënjestër një person që e njihte brenda në hotel. Por, ai nuk ishte aty dhe më pas i dyshuari kishte gjuajtur punëtorët që punonin aty, që mendohet se janë të afërt me personin që kishte shënjestër.
Pawlan ka thënë se një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri.
Dyshohet se të plagosur kanë mbetur edhe disa persona të tjerë, por akoma nuk dihet numri i saktë. I dyshuari që kreu sulmin dhe viktimat nuk janë identifikuar menjëherë, shkruan NBC NEWS.