Tre persona kanë humbur jetën të hënën pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në landin e Nordrhein-Westfalenit në Gjermani.
Avioni i tipit Cessna 172 ishte nisur gjatë paradites nga veriu i Utrechtit në Holandë dhe, pasi hyri në hapësirën ajrore gjermane, u rrëzua rreth orës 11:20 pranë fshatit Gerderath, në afërsi të qytetit Erkelenz. Avioni me katër ulëse ra në një fushë dhe u shkatërrua plotësisht, shkruajnë mediat gjermane, transmeton Klankosova.tv
Një zëdhënës i policisë gjermane konfirmoi se në bord ndodheshin tre persona dhe të gjithë humbën jetën. Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa shkaku i rrëzimit mbetet nën hetim.