Forcat e armatosura të Sllovenisë konfirmuan se tre ushtarë sllovenë të KFOR-it në Kosovë janë infektuar me Covid-19
Ushtarët e infektuar tashmë janë transportuar në Slloveni për shërim, theksohet në njoftim.
Disa ditë më parë, tetë ushtarë sllovenë në një mision në Mali u kthyen në vend sepse ata ishin infektuar me koronavirus.
Deri më tani me koronavirus në Kosovë janë prekur 780 persona, 22 kanë vdekur dhe 201 janë shëruar.
Në mesin e të infektuarve ka pasur edhe punonjës në bazën e ushtrisë amerikane Bondsteel.