Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 314 teste të realizuara, 16 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 9 raste, në Shtip 5 ndërsa në Strugë dhe Gostivar nga një rast.
Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 14 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, 11 pacientë të shëruar janë regjistruar në Tetovë ndërsa 3 në Shkup.
Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Viktima janë nga Shkupi, Tetova dhe Velesi.
Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një 78 vjeçare nga Velesi, e cila ishte pranuar në spital me 14 maj.
Në Spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë një 84 vjeçar nga Tetova që ishte pranuar në spital me 20 maj dhe një pacient nga Shkupi që ishte pranuar në spital me 19 maj.
Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në Maqedonin e Veriut janë realizuar 25,841 testime, prej të cilëve 2.014 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, teksa janë shëruar 1.453 pacientë, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e kanë humbur 116 pacientë.
Për momentin ka 445 raste aktive.