Tre viktima dhe 168 raste të reja në Maqedoninë e Veriut nga Coronavirusi

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

168 të infektuar, 3 të vdekur dhe 70 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Rezultatet e rasteve të reja vijnë nga gjithsej 1470 teste të realizuara brenda 24 orëve të fundit.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 70 persona të shëruar nga Covid-19.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 3 viktima të diagnostifikuara me Covid-19. Dy viktima janë nga Shkupi kurse viktima tjetër është nga Gostivari.

Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7572 persona të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3624 janë shëruar kurse 362 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri, raporton Alsat-M.

Të ngjashme