Tre yje në listën e largimeve nga Bayern Munchen

Prishtinë | 02 Qer 2023 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e Bayernit të Mynihut kanë nisur revolucionin, ndërsa krahas shkarkimit të dyshes Kahn-Salihamidzic, tanimë është radha e rinovimit të skuadrës.

Dështimi në sezonin 2022-2023 ka bërë që të merren masa të forta, madje duke larguar dhe lojtarë me peshë. Mediat gjermane bëjnë me dije se 3 sulmuesit Mane, Sane dhe Gnabry janë vendosur në shitje.

Sadio Mane ishte transferimi me bujë në Gjermani, por duket se sjellja e tij e penalizon, duke mos i premtuar një vend në rekordmenët e Bundesligës. Pas ndeshjes së parë ndaj Manchester City-t në Champions, Mane u konfliktua me sulmuesin anësor duke e goditur me grusht, veprim që u dënua nga drejtuesit e skuadrës dhe opinion sportiv.

Në anën tjetër, Sane nuk është ambientuar tek Bayerni dhe performance e tij lë për të dëshiruar, kështu që nuk e ka të sigurt vendin e titullarit. Sa i përket Gnabry, ka zhvilluar një sezon më pozitiv se shokët e tjerë të skuadrës. Ai ka shënuar 14 gola, disa prej tyre në fundin e sezonit. Bordi drejtues vendosi rikthimin e Rummenige pas 2 vitesh, ndërkohë dyshohet se vendimi për shitjen e 3 sulmuesve është marrë pikërisht prej tij.

Të ngjashme