Menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala ka vërtetuar interesimin e Milanit për yllin vushtrrias.
Ish-kapiteni i Shqipërisë tregoi arsyen pse nuk u realizua transferimi i reprezentuesit të Kosovës në San Siro gjatë afatit veror.
“Nëse Ralf Ragnick do të bëhej trajner, kishte shumë gjasa që Rashica të transferohej te Milani. Ai e pëlqen shumë si lojtar” theksoi Lala në Zona Gol.
Po ashtu, menaxheri shqiptat hoqi dilemat e qëndrimit të Rashicës në Werder Bremen, duke thënë se në verë do të largohet.