Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka bërë të qartë këtë të premte se tregtia është top prioritet për të në samitin e liderëve të Grupit të 20 shteteve më të fuqishme të botës.
Ka qenë Presidenti i Kinës, Xi Jinping ai që ka paralajmëruar kundërshtimin ndaj rritjes së proteksionizmit, kurse India, Japonia dhe Rusia kanë dalë në mbrojtje të rregullave të tregtisë multilaterale, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Trump i cili po mban një seri të takimeve në prag ta takimit të liderëve, përfshirë atë me atë të Japonisë, Shinzo Abe dhe të Indisë Narendra Modi, ka thënë se ka parë përmirësim të tregtisë së SHBA-së, vetëm pak ditë pas kritikave ndaj traktatit SHBA-Japoni dhe kërkesës që New Delhi të tërhiqet nga tarifat hakmarrëse.
“Mendoj se do të kemi njoftime për shumë gjëra të mëdha. Një marrëveshje shumë të madhe për tregtinë”, ka thënë Trump.
“Po bëjmë gjëra të mëdha me Indinë rreth tregtisë, konkretisht prodhimit”.