Tregu i lirë i energjisë/Bizneset pas korrikut mbesin pa furnizim nga KEK-u

Prishtinë | 30 Kor 2025 | 08:12 | Nga Ekonomia Online

Korriku shënon fundin që Korporata Energjetike e Kosovës do t`i furnizojë me energji elektrike të gjitha bizneset që nuk kanë gjetur furnizues në treg të hapur.

Pas korrikut, Korporata Energjetike ka njoftuar se përfundon furnizimin me energji si Furnizuesin e Mundësisë së Fundit i cili ka nisur që nga 1 qershori.

Rrjedhimisht, pas kësaj date, të gjithë konsumatorët që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar, do të mbesin automatikisht pa furnizim me energji elektrike nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit.

Të ngjashme