Tregu i kafshëve vazhdon të mbetet i mbyllur

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 09:46 | Nga

Në Malishevë, sot është ditë tregu, mirëpo tregu i kafshëve vazhdon të mbetet i mbyllur, pasi javë më parë Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit (AVU), ka urdhëruar mbylljen e tregut të kafshëve, për shkak të  parandalimit të sëmundjes gungore tek kafshët.

Këtë urdhëresë po e respektojnë në përpikëri në Malishevë, deklaruan inspektorët komunal.

Sipas shefit të inspektorëve në Komunën e Malishevës, Bardhyl Buçaj, tregu i kafshëve, vazhdon të mbetet i mbyllur, pasi AVUK-u, nuk ka lëshuar ndonjë urdhëresë tjetër, mirëpo edhe vet tregtarët, por edhe qytetarët po e zbatojnë këtë urdhëresë.

Ai theksi se deri më tani inspektorët komunalë nuk kanë hasur në shkelje të kësaj urdhërese.

“Ne i falënderojmë të gjithë qytetarët (blerësit), tregtarët me kafshë dhe pronarin e tregut të kafshëve për zbatimin e kësaj urdhërese”, tha Buçaj.

Ai po ashtu, bëri të ditur se inspektorët në vazhdimësi janë duke i kryer kontrollet e tyre në terren, por për shkak të vetëdijesimit të lartë të qytetarëve, deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të shkeljes së kësaj urdhërese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme