Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Tregu në lagjen Ulpiana do të transformohet për të marrë pamje të re.
Sipas kësaj komune, gjendja e tregut të Ulpianës është larg standardeve urbane në çdo aspekt.
“Por, sot jemi ë lumtur të e ndajmë lajmin se është shpallur fituesi i projektit ideor për dukjen e re të këtij tregu. Tash mund të vazhdohet me projektin kryesor zbatues në mënyrë që tregu i Ulpianës të shndërrohet në një treg modern që ofron kushte cilësore për qytetarët dhe afaristët që ofrojnë shërbime aty”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës në Facebook.