Një burrë ka prekur padalën e gazit në vend se të frenave. Kjo ka bërë që ai së bashku me veturë të përfundojë në liqe.
Deri tek ky aksident, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka ardhur pasi derisa po voziste, një merimangë i ishte paraqitur brenda në veturë, dhe po i sillej vërdallë.
Siç thuhet më tej, ngjarja ka ndodhur në Australi, ngjarje nga e cila për fatin e mirë të vozitësit, nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë.