Funksioni i parë i orës së dorës është, pa dyshim, që të na tregojë se sa është ora. Megjithatë, evolimi në dukjen dhe dizajnin e orëve ka bërë që ato të shërbejnë për më shumë se kaq.
Tani ka filluar një trend mes koleksionuesve të orëve që i blejnë ato ndonëse nuk funksionojnë, por që kanë dizajne të bukura dhe të ve, por që kanë dizajne të bukura dhe të veçanta.
Sipas The Wall Street Journal, arsyeja pse njerëzit kanë filluar ta praktikojnë këtë, është dhënia prioritet e stilit mbi substancën.
Eksperti i modës së burrave, Jacob Gallagher, shpjegon që burrat të cilët e ndjekin këtë trend mund të jenë inspiruar nga artisti Andy Warhol, i cili shpesh bartte një orë Cartier Tank që nuk e tregonte kohën e saktë.
“Nuk e bart një orë Tank që të më tregojë sa është ora”, kishte deklaruar Warhol më 1973.