Trendi global dhe ndryshimet në sjelljen e konsumatorëve

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 13:44 | Nga Arsim Ajeti

Një vit më parë, Kina po ballafaqohej me një virus të panjohur, që shkaktonte një morri komplikimesh, duke filluar me pneumoni dhe temperature të lartë.

Rastet e para u lajmëruan (zyrtarisht), sipas revistës shkencore ‘Lancelet’ në muajin dhjetor 2019, para se lajmi të bëhej ‘viral’ në tërë globin, disa muaj më vonë,  ndërkohë bota ishte e zënë me festat e fund vitit, dhe askush nuk qante kokën se çfarë ishte duke ndodhur në Kinë, perandorinë e fundit të autokracisë.

Sot, një vit pas, si për ironi, paralajmërimi drithërues i të ndjerit Dr. Li për rrezikun nga virusi vetëm se merr kuptim të plotë, ndërsa ne e gjejmë veten në mes të valës së 2-të, gjersa tregjet po zhyten, neve po na humbet shpresa!…e tëra kjo nga neglizhenca njerëzore, absurditet i llojit të vet, qe do të shënohet në historinë tonë moderne.

Në vend të gjurmimit të shpejtë, paralajmërimit dhe masave paraprake, autoritetet Kineze dhe organizatat përkatëse ndërkombëtarë për çështje shëndetësore, u treten në burokraci, procedura të kota, si dhe pengesat ideologjike nga Kina, që rezultuan me reagim të vonshëm, për shkak të fshehjes së fakteve dhe tanimë siç po rezulton, me rezultate katastrofale për Ne.

Sot, ne gjendemi akoma në mes të së panjohurës, ndërsa situata ekonomike përkeqësohet… kurse ne, sapo kemi dal nga izolimi i gjatë….për të zbuluar një gjë të sigurt, që JETA AKOMA NUK ËSHTË KTHYER… në normalitet. Larg saj, jemi edhe më  keq seç kemi qenë, 6 muaj më parë!?

Ta themi troç, virusi na ka ndryshuar mënyrën e veshjes, ushqimit, udhëtimit, punës, studimeve, si dhe veprimit në përditshmërinë tonë!….Ndryshim rrënjësor – disa ndryshime janë të mira, por shumë ndryshime janë thjesht, dramatike – ne po përpiqemi të kuptojmë, se çfarë do të na sjellë e nesërmja, duke mbetur me shpresë se një ‘vaksinë’ do të na shpëtojë, ose virusi do të zbehet dhe ne do të kthehemi në njëfarë normaliteti….e derisa ajo të ndodh, le të shohim, në mënyre kronologjike disa ndryshime me të cilat jemi ballafaquar të gjithë ne.

Industria e artit dhe kinematografisë

Njëra ndër me të prekurat, padyshim mbetet bota e artit dhe kinematografisë, për shkak të ndryshimeve të imponuara në përpjekje për të frenuar infektimin, konsumatorët u gjenden në amulli nga pamundësia e riteve të zakonshëm, si mënyrë për ti ikur realitetit të ri dhe izolimit, trendi ‘online’ transformoi industrinë e filmit rrënjësisht, pasi kërkesa rritet për qasje në botën e artit, prandaj konsumatorët u kthyen drejt filmave në internet, tek aplikacioni i njohur si NETFLIX [ NASDAQ NFLX] fiton popullaritet, si rezultat i rritjes të azhurnuarve në shifra marramendëse, sipas të dhënave nga Statista….përderisa kinematë dhe teatrot pësuan humbje të mëdha mes kufizimeve të reja dhe distancimit social… NETFLIX ne anën tjetër vazhdoj rritjen në vlerën tregut/ aksioneve, dhe në të ardhurat vjetore, duke shtuar repertorin dhe rritur zhanret e ndryshëm, për të gjithë nga pak NETFLIX vazhdon rrugëtimin, duke thyer rekordet personale me fitime marramendëse!

Të njëjtin fat e pat edhe njëra nga industritë me të dashura për shumë nga ne, TURIZMI GLOBAL, që u godit rëndë qysh ne fillim, dhe vlerësohet të jetë një nga sektorët më të prekur gjatë krizës C-19. Udhëtimi ose turizmi global pësoi rënie drastike, gjersa shumica e kompanive ajrore tanimë kanë bankrotuar!  

Sipas McKinley, rimëkëmbja e turizmit do të marrë kohë, bazuar në parashikimet e hulumtimit të ekspertëve do ketë një rënie deri në 8 trilionë dollarë, para se shpenzimet e turizmit të kthehen në nivelet para-C-19. Duke na lënë të kuptojmë se, rikuperimi do të jetë i ngadaltë, i dhimbshëm dhe i nxitur nga varësitë themelore që vendet kanë në infrastrukturën e brendshme

Në anën tjetër, kemi trande të reja që shfaqen vetvetiu ne treg, ndërsa sjellja e konsumatorëve zhvendoset drejt një trendi të ri. Meqë s’ka mundësi për udhëtime të gjata, rriten kërkesat për lëvizje dhe aktivitet në natyrë, mes ndryshimeve të stilit të jetës të imponuara nga bllokimi, rriten edhe shitjet e biçikletave në të gjithë globin, me rritje prej 220% të porosive ‘online’

Siç pritej, shitjet e biçikletave panë aksionet të rriten mbi 150%. Dhe krejt papritur biçikleta u bë një trend global, ku sipas Firmës për  hulumtimin e tregut ‘Coherent Market’ parasheh rritje globale të tregut të biçikletave ne rreth 54.7 miliardë dollarë (nga 36.2 Miliard) dhe parashikon që ajo të rritet 3.5 për qind në vit, deri në vitin 2027.

Qytetet anembanë botës kanë liruar hapësirë për biçikleta. Duke filluar nga qyteti ku jetoj  Prishtina,  se fundmi kemi një rrugë të re biçikletash që mbulon tërë bulevardin kryesor, ndërsa në Londër dhe Paris, zgjeruan korsitë në tërë qytetin duke zhbllokuar qindra kilometra rrugë si shtigje për biçikleta.

Ndryshimet nuk u ndalën këtu, një ndryshim tjetër i madh u shënua nga

Industria e automjeteve

Tesla, (NASDAQ TSLA) sinonim i ndryshimit dhe inovacionit, si askush tjetër, hyri ne tregun e dominuar nga nafta dhe në kohëra pasigurie, ku arrin t’ia del  mbanë,  pasi sjellja e konsumatorëve iu përshtat misionit dhe vizionit të Elon Musk, për automjete elektrike me emetim karboni zero.

 E cila shpejt u  shndërrua ne trend, dhe domosdoshmëri, si moto kundër ndotjes globale dhe shpyllëzimeve masive të planetit tonë. Kërkesa në rritje, veçanërisht në tregun Aziatik.

Kina, ishte ndër të parat nga Tregjet në rritje që miratoi politikë të hapur, si  dhe tendencën për ndryshimin e tërë strukturës së automobilave nga nafta në elektrike, duke i dhënë prioritet automjeteve elektrike, si dhe me qëllim për të ndaluar tërë prodhimin e makinave me naftë deri në vitin 2027! Shkaku: rrezikimi i shëndetit dhe rënia ekonomike nga ndotja e ambientit

Konkluzion

Qytetërimi ynë ka përjetuar kriza dhe katastrofa në të kaluarën, por asnjë ngjarje nuk krahasohet dot me ‘koronavirusin’ aktual, kjo edhe për shkak të përdorimit të gjerë të internetit, dhe informatave pa censurë.

Pa dyshim që jeta, në kushtet e tanishme të izolimit do të ishte shumë më komplekse, pa qasjen në to.

Pyetja mbetet, si do t’i balancojmë ndryshimet pas virusit? Pasi që tashmë jemi në proces të transformimit, asgjë nuk do të jetë si dikur, të paktën jo industria e artit, udhëtimeve dhe gastronomia. Por me zgjerim të përdorimit të Inteligjencës Artificiale (AI) & Robotëve….kjo na bën të reflektojmë në lidhje me të ardhmen tonë, si, dhe a do të mund të harmonizojmë bashkëjetesë me A.I, në mënyrë që qytetërimi të arrijë lartësi të reja të zhvillimit, apo do të përfundojmë në cikël të depresionit, politikave përçarëse, dhe do të zhytemi edhe më thellë në krizë ekologjike dhe humanitare.

Autori është Konsulent & aktivist.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme