Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 94 të tjerë janë plagosur në një aksident hekurudhor në Egjiptin perëndimor, ku një tren pasagjerësh doli nga shinat.
Ngjarja ndodhi ndërsa treni po udhëtonte nga provincia e Matrouh drejt Kajros. Shtatë vagonë u shkëputën nga shinat, dy prej të cilëve u përmbysën, raporton AP.
Autoritetet kanë dërguar 30 ambulanca për të transportuar të plagosurit në spitale dhe kanë nisur një hetim për të zbuluar shkakun e aksidentit.
Aksidentet hekurudhore janë të shpeshta në Egjipt për shkak të infrastrukturës së vjetër dhe menaxhimit të dobët, ndërsa vetëm vitin e kaluar pati një përplasje fatale mes trenave në jug të vendit.