Treni në Shkodër ka një muaj që nuk lëviz, askush nuk udhëton me të

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Treni i pasagjerëve në Shkodër ka 4 javë që nuk lëviz nga vendi.

Abc ka shkuar në stacion dhe nuk ka parë asnjë udhëtar vetëm punonjësit e hekurudhës.

Për sa kohë mungojnë investimet, qytetarët thonë se udhëtojnë me mjete alternative.

Dikur treni ishte nga të paktat mjete udhëtimi, po sot është thuajse inekzistent.

Prej më shumë se 4 javë treni në stacionin hekurudhor në Shkodër nuk ka lëvizur fare.

Në këtë stacion sheh vetëm punonjësit e hekurudhës. Nga qytetarët mësojmë se qarkullojnë me mjete më të shpejta transporti.

Vagonët e trenit dhe gjendja e tyre e amortizuar të krijon përshtypjen se për hekurudhën shqiptare koha ka ndalur.

Mungesa e investimeve dhe degradimi i hekurudhës ka bërë që udhëtarët të braktisin trenat. Aktualisht nga Shkodra në drejtim të Tiranës dhe Durrësit në hekurudhë lëvizin vetëm trenat e mallrave, por dhe ato shumë rrallë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme