Treni me mbishkrimin “Kosova është Serbi” i cili është nisur nga Beogradi për në Mitrovicën e Veriut është ndalur në stacionin në Rashkë.
Mediet serbe shkruajnë se në Rashkë, treni planifikohej të qëndronte rreth 15 minuta, por rreth orës 18 ai ende nuk është nisur pasi “ka informata për rrezikshmëri të lartë nga pika në Jarinjë deri në Mitrovicë”.