Treni serb që është nisur nga Beogradi me destinacionin e fundit, Mitrovicën e veriut po kthehet për në Beograd.
Kështu bën të ditur media serbe Tanjug, ku thuhet se të gjithë pasagjerët që ishin në këtë tren, që po rikthehej në këtë linjë pas 18 vjetësh, do të kthehen aty, ku ishin nisur.
Tanjug raporton se ky vendim për kthimin e trenit është marrë nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.