Në emisionin ‘Arena’ të gazetarit shqiptar, Dritan Hila, është diskutuar rreth situatës politike në Kosovë, idesë për ndarje dhe Trepçës, debat ky që u riaktivizua pasi Kuvendi i Kosovës miratoi Statutin e ri të Trepçës.
Një vendim i tillë i Kosovës rreth Trepçës, ka nxitur reagime të ashpëra nga Serbia, gjithashtu është kërkuar edhe ndërhyrja dhe reagimi i Bashkimit Evropian.
Ka qenë zëdhënësja e kryenegociatores, Federica Mogherini, Maja Kocijancic, e cila nga ngritur tensionet edhe më teja, duke thënë se rreth Trepçës do të diskutohet edhe në dialogun e Brukselit, gjë që u kundërshtua fortë nga krerët e shtetit të Republikës së Kosovës, duke thënë se nuk ka çfarë të diskutohet për pasuritë e Republikës së Kosovës në Bruksel me Serbinë.
Por pse e gjithë kjo luftë e Serbisë rreth Trepçës.
Në emisionin ‘Arena’ që transmetohet në televizionin shqiptar, Ora News, profesori dhe akademiku Apollon Baçe, i cili ka qenë edhe ish-korrespodent i Deutche Welle, ka treguar bazuar në librin e Paul Stuart, pasuritë minerale të Trepçës shkojnë diku në vlerë prej 500 miliardë dollarëve.
“Bazuar në librin e Paul Stuart ‘Trepca Mining Complex’, 80 lloje të mineraleve, ¾ e tabelës së Mendeljevit, lantanide, kobalt, kadmium, argjend, ari, 60 milionë tonë plumb që janë 150 miliardë dollar, 40 milionë tonë zink që janë 140 miliardë dollarë, 50 mijë tonë argjend që janë 30 milionë dollar, shtuar mineralet dhe kristalet, vlera e saj është 500 miliardë dollar”, ka thënë akademiku Baçe.
Ai ka treguar se si këto pasuri të Trepçës janë shfrytëzuar nga Gjermania e Hitlerit për ndërtimin e mjeteve të luftës.