Trepça ’89 ka mposhtur Ferizajn me rezultat minimal në derbin e cilësuar si të skuadrave që janë në krizë të rezultateve.Deri sot dy skuadrat kishin nga një fitore.
Mitrovicasit fituan me golin e realizuar nga Renato Hyshmeri ndërsa ferizajasit nga minuta e 34-të kanë luajtur me një lojtar më pak shkaku i një kartoni të kuq.
Në ndeshjen tjetër, Drenica ka mposhtur Ballkanin me rezultat 2 me 1.
Golat për kuqezinjtë e Skenderajt i realizuan Uran Shala (autogol) dhe Uka, derisa golin e vetëm për Ballkanin e shënoi Jetmir Topalli.