Trepça fiton në Pejë, gara për vendin e parë e hapur deri në fund

Prishtinë | 03 Pri 2025 | 21:07 | Nga Ekonomia Online

Trepça e ka mposhtur Pejën në shtëpinë e këtyre të fundit.

73-78 përfundoi klasikja basketbollistike në palestrën “Karagaç”, e luftuar deri në fund.

Vetëm perioda e dytë i takoi pejanëve, të cilën e mbyllën 21-18, i treti përfundoi baras 17-17, teksa mysafirët triumfuan në të parin 25-18 dhe të fundit 18-17, çka i majftoi për t’i arkëtuar pikët e plota në këtë ballafaqim, raporton Klankosova.tv.

Pas kësaj disfate, pejanët e kanë humbur vendin e katërt në tabelë, e cila tani i takon Golden Eagle Yllit, derisakampionja aktuale vazhdon ta kërkojë pozitën e parë, për të cilën në luftë është me Bashkimin.

Prizrenasit pasi e mundën Prishtinën në kryeqytet me rezultat , vazhdojnë ta udhëheqin renditjen tabelare me 46 pikë, një më shumë se “Torcida” e vendit të dytë.

Të ngjashme