Trepça gjen zëvendësuesin e Plantakut

Prishtinë | 10 Nën 2016 | 08:37 | Nga

Pas dorëheqjes së Neven Plantak nga posti i trajnerit, bordi i KB Trepçës në postin e trajnerit ka angazhuar greku Dimitris Papadopoulos.

Papadopoulos nga viti 2000 deri në vitin 2007 ka qenë ndihmës trajner i Zeljko Obradovic në Panathinaikos. Gjatë kësaj periudhe ka fituar 7 herë titullin e kampionit të Greqisë, 3 here kupën e Greqisë dhe 2 herë Euro League.

Si trajner i parë ka punuar ne ekipet sikur se janë: Apollon Patras, AO Pagrati Athens, AEK Athens.
Nga viti 2005 deri me 2008 ka qene ndihmës trajner i reprezentacionit të Greqisë dhe fitues i medaljes së argjend në kampionatin botërorë të mbajtur në Japoni me 2006.

Papadopoulos së fundmi ka qenë trajner në ekipin tunizian ES Sahel me të cilin edhe e ka fituar kupën e shtetit

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme