Ndërmarrja Publike Trepça ka një kryeshef të ri nga kjo e enjte.
Enez Muzaqi ushtrues detyre i kësaj pozite dha dorëheqje nga ky post për shkaqe shëndetësore dhe atë do ta zëvendësojë Rafet Ibishi, deri në zgjedhjen e drejtorit të rregullt të ndërmarrjes.
Por nga 19 prilli ky gjigant metalurgjik do të mbetet edhe pa bord meqë atij të përkohshëm i skadon kontrata.
Nga minatorët bëjnë thirrje që kushdo që emërohet në bordin e ri duhet të ketë prioritet prodhimin i cili në muajt e fundit është rritur shumë.