Trepça, shembull si asetet strategjike keqadministrohen nga politika

Prishtinë | 31 Kor 2024 | 17:51 | Nga Ehat Miftaraj

Trepça është shembulli më i mirë se si asetet strategjike të një shteti si Kosova mund të keqadministrohen, keqshfrytezohen nga një menaxhment i emëruar nga politika – lexo LVV, të cilët përvojë dhe ekspertizë kryesore mund ta kenë nënshtrimin dhe lojalitetin ndaj Kryeministrit Kurti dhe klientelës së tij.

Trepça është shembulli se pse ideja e Fondit Sovran duhet marrë me rezervë. Paramendoni nëse krejt asetet strategjike të Kosovës do të menaxhohen nga grup i njerëzve te emëruar nga politika me mendësinë e Trepçës, deshtimi i garantuar.

Sidoqofte, “ekspertët e Kurtit” që kanë punuar në këtë ligj mbase mund te marrin mësime praktike se si dështohet një ndermarrje shtetërore me interes strategjik siç është rasti i Trepçës.

Të ngjashme