Java e 26-të në Superligën e Kosovës në basketboll vazhdon sot me përballjen mes Trepçës dhe Bashkimit.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:30 në palestrën “Minatori”, shkruan Gazeta Express.
Mitrovicasit renditen në vendin e dytë me 17 fitore e tetë humbje, kurse prizrenasit janë në vendin e shtatë me dhjetë fitore e 15 humbje.
Kujtojmë se mbrëmë u zhvillua ndeshja e hapëse e kësaj jave mes Golden Eagle Yllit dhe Dritës, me suharekasit që shënuan fitore të lartë 110:49.
Kurse, të dielën janë në program ndeshjet Prizreni-16 – Peja dhe Rahoveci – Sigal Prishtina.