Treshja kosovare i nis përgatitjet me Rapidin

Prishtinë | 03 Jan 2024 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Rapid Bukureshti i ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit.

Dhe, pjesë e ekipit rumun në stërvitjen e parë ishte edhe treshja kosovare, Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani.

Ekipi rumun ka ushtruar sot në atdhe, ndërsa nesër do ta marrë rrugën drejt Turqisë, ku do t’i vazhdojë përgatitjet në Antalya.

Rrahmani ishte lënduar muaj më parë, ndërsa tash iu kthye ekipit.

Kurse, Krasniqi nga Cluji dhe Hasani nga Tirana, iu bashkuan gjigantit rumun gjatë dimrit.

Treshja e Kombëtares së Kosovës synon ta ketë një pjesë të dytë të suksesshme të sezonit dhe eventualisht gjatë verës të gjejë angazhim në ndonjë klub më të madh evropian.

Të ngjashme