Tretmane në kushte shtëpie për fytyrë

Prishtinë | 13 Tet 2023 | 22:09 | Nga Ekonomia Online

Puçrrat në fytyrë shkaktojnë siklet sidomos kur jeni në publik. Duke qenë të tilla, pyetja e vetme që ne të gjithë i bëjmë vetes është se si të shpëtojmë nga puçrrat fytyrës brenda natës?

Ka edhe tretmanë të ndryshëm profesionale dhe mjekësore në dispozicion për të hequr qafe puçrrat e fytyrës. Megjithatë, përpara se ti provoni ato, ju mund të provoni disa tretmanë në kushte shtëpie dhe të shihni se si do të zhduken puçrrat e fytyrës brenda natës.

Maska me të bardhët e vezës është një zgjidhje po aq efektive për të mbyllur poret, duke zvogëluar madhësinë e puçrrave në fytyrë.

Përdorni pak gjel nga Aloe Vera në vendin e prekur për të hequr qafe puçrrat e fytyrës brenda natës.

Lëng limoni, uthull ose sodë pjekjeje. Aplikoni në puçrrat e fytyrës për një zgjidhje efektive.

Bëni masazh me kube akulli në zonën e prekur për të mpirë dhe zbutur inflamacionin dhe ënjtjen.

Aplikoni shafran të Indisë, karafil dhe pastë Sandalwood në zonën e prekur gjë e cila do të ju ndihmojë për të hequr qafe puçrra e fytyrës brenda natës.

Aplikoni qull nga domatet mbi fytyrë si maskë. Mbajeni për njëzet minuta dhe më pas pastrojeni. Kjo menjëherë do të zvogëlojë skuqjen e puçrrave në fytyrë.

Fërkoni fytyrën me patate për ta larë pas disa minutave me ujë të ngrohtë për të hequr qafe puçrrat e fytyrës brenda natës.

Zvogëloni puçrrat e fytyrës me një maskë luleshtrydhesh për fytyrë dhe në këtë mënyrë hiqni qafe bakteret.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme