Fëmijët të cilët lindin pas tretmaneve intensive IVF mund të jenë në rrezik më të madh për sëmundje të zemrës krahasuar me foshnjat që janë ngjizur në mënyrë natyrale, kanë deklaruar shkencëtarët.
Ekspertët e fertilitietit kanë thënë se ka fakte që tregojnë se tretmanet të cilat kanë nivele të larta të ilaçeve të fuqishme përdoren për të stimuluar prodhimin e vezëve. Kjo mund të shkaktojë që foshnjat të kenë shtypje të lartë të gjakut dhe arterie më të trasha se zakonisht.
Kjo rritë rrezikun për sëmundje dhe sulme në zemër kur këta fëmijë arrijnë moshën madhore.
Metoda e stimulimit të lartë përdoret shpesh nga klinikat e fertilitetit dhe vetëm në Britani rreth 66,000 fëmijë kanë lindur pas këtyre tretmaneve.
Këto probleme do të diskutohen këtë javë në konferencën e ISMAAR në Londër.