Katër anëtarë të një familjeje nga Kosova vdiqën sonte si pasojë e një aksidenti fatal që ndodhi në Rrugën e Kombit.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ndërsa shtoi se anëtari i pestë i familjes e cila u shua në mënyrë tragjike, i ka mbijetuar aksidentit.
Ajo është trevjeçarja V. Avdijaj dhe aktualisht po trajtohet në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Se kanë ndërruar jetë katër kosovarë, e kanë konfirmuar edhe autoritetet shqiptare.
Ndërsa më poshtë gjeni identitetin e pjesëtarëve të cilët thuhet se ndërruan jetë nga aksidenti fatal në Rrugën e Kombit.
Ndërsa më poshtë gjeni identitetin e pjesëtarëve të cilët thuhet se ndërruan jetë nga aksidenti fatal në Rrugën e Kombit.
A. Avdijaj – 1987
M. Avdijaj – 2015
K. Koci – 2010
B. Avdijaj, – 1970, ngasës i automjetit ‘’Citroen’’.
Klan Kosova po ashtu mëson se shoferi i kamionit i cili u aksidentua me veturën ‘’Citroen’’, është nga Rahoveci dhe ka inicialet, I.Sh.
I njëjti i ka mbijetuar aksidentit.