Një autor i udhëtimeve mund t’ju thotë se keni nevojë për një pushim, por nëse jeni të punësuar ju do të keni shumë arsye se përse nuk mund ta bëni këtë.
“A je në mend? Nuk kam para të mjaftueshme për të shkuar në pushime”, “Duhet të kujdesem për fëmijët” etj.
Sidoqoftë, për të kuptuar më mirë se sa i rëndësishëm është pushimi, shkenca dhe shumë aventuristë kanë disa gjëra për t’ju treguar.
Fiziologjikisht, udhëtimi është dhuratë për trupin
Së pari, një studim i vitit 2002 ka zbuluar se akti i thjesht i të planifikuarit një udhëtim i ka bërë njerëzit më shumë të lumtur sesa rikthimi nga udhëtimi.
Pas kësaj, është shëndeti i zemrës. Disa hulumtues kanë treguar se njerëzit që udhëtojnë rregullisht kanë më pak mundësi të vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe sulmet në zemër.
Gjithashtu, udhëtimet e përmirësojnë shtypjen e lartë të gjakut dhe sistemin e imunitetit.
Keni ndjesi të veçantë
Rikthimi nga një udhëtim i gjatë ju bën të ndjeheni sikurse keni rënë në dashuri. Vendlindja që dikur dukej “normale” tani ka kuptim më të madh, ngjyra tjera dhe më shumë mundësi. Kjo ndodh për shkak se eksplorimi i vendeve të reja e rritë nivelin e dopaminës, njëjtë sikur kur e gjeni fatin e jetës.
Gjeneroni ide, projekte dhe qëllime të reja
Ndryshimet e trurit që i përjetoni gjatë udhëtimit bëjnë që të bëheni më të mirë në zgjidhjen e problemeve të përditshme në punë, e gjithashtu mund të jenë shkaktar i kreativitetit tuaj për vitet e ardhshme.
Në një studim të vitit 2009, thuhet se njerëzit që kanë studiuar jashtë vendit ishin 20 për qind më të suksesshëm në zgjidhjen e problemeve.