Tri ditë pas kërcënimit me bombë, KGJK vazhdon mbledhjen

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vazhduar me mbledhjen e radhës e cila u ndërpre të premten për shkak të kërcënimit me bombë.

Kryesuesi i KGJK-së, Skënder Çoçaj tha se mbledhjen po e vazhdojnë ani pse nuk është kontaktuar nga asnjë institucion i sigurisë nëse ka ndonjë kërcënim ose jo, njofton Klan Kosova.

Në këtë takim u diskutuan 10 pika të rendit të ditës dhe u vu theksi tek mbi 300 mijë euro minus për pagat e punëtorëve të këtij institucioni.

Aty njëherit u kërkua të bisedohet me Ministrinë e Financave që të gjendet zgjidhja për këtë çështje.

Të ngjashme