Keni gjetur stilin e duhur të syzeve, por nuk dini si t’i përdorni? Lexoni më poshtë për të zbuluar arsyet se pse dëmtohen syzet tuaja:
I vendosni në kokë
Pavarësisht se shumë njerëz e bëjnë diçka të tillë, çdo shitës syzash do t’iu thonë se ky është rregulli numër një që nuk duhet neglizhuar, shkruan EO. Kjo për arsye se forma e kokës suaj mund t’i deformojë syzet dhe në rastet kur vrapojmë ose ulim kokën ato mund të bien duke u gërvishtur dhe thyer.
Nuk pastrohen
Disa njerëz kanë vështirësi në shikim duke u nisur edhe nga lloji i tyre i syrit. Pastrimi i syzeve është i rëndësishme për një shikim sa më të qartë, por edhe estetike.
Pavarësisht se mund të mos jenë prekur nga asnjë njeri prapëseprapë ato marrin pluhur nga ambienti dhe vështirësojnë shikimin.
I hidhni pa kujdes në çantën tuaj
Absolutisht që jeni të lejuar t’i vendosni syzet në çantën tuaj për aq kohë sa i fusni në një çantë të sigurt ose në vetë kutinë e syzeve. Duke si një hap i panevojshëm, por brenda çantës mund të kemi çelësa ose objekte të tjera të mprehta të cilat dëmtojnë syzet.
Nëse çanta juaj është shumë e vogël mund t’i mbështillni ato me copën pastruese të tyre dhe t’i vendosni në çantë.