VV-ja është duke u zbehur çdo ditë e më shumë veç për faktin që propagandën e madhe kundër rivalëve e ka pasë nisur me tri karta të mëdha:
- Bashkimin Kombëtar, por sapo u bë tipi Kryeministër, doli e tha që neni i tretë i Kushtetutës nuk na lejon bashkimin. Kjo e bëri të duket sa naiv aq tokmak, sepse i bie që e ka lexua Kushtetutën 13 vjet rresht e nuk e ka kuptua 🙈
- Kapja e Shtetit, por sapo erdhi në pushtet, nuk ka lënë bord e as institucion të shtetit që nuk ka provuar me e mbushur me njerëz të VV-së. Nipat e spikatur gjithandej, ndërsa arsyetimet ishin aq banale saqë irritonte edhe militantët e mëdhenj të vet vëvësë.
- Me hajna me hajna nuk ka shtet. Ndërsa kaluan gati një vit edhe asnjë hajn (për të cilët këta pretendonin që janë hajna) nuk e çuan në burg, bënë veç disa show për media me disa shpronësime të një rruge të pa realizuar nga qeveria e kualuar. E sulmuan kot Haradinajn për gjoja pretendimet e tij për të përfituar diçka nga ajo rrugë. Ndërsa në anën tjetër Kjo qeveri janë kampion me tenderë një burimor, e tenderët një burimor janë nana e korrupsionit.
Sidoqoftë, gara për balotazh po bëhet gjithnjë më interesante. Po luftohet kush po ia hin ma mirë e ma drejt topit, edhe kush kujt po ia lun biren.