Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar protestë pas përdhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona.
Protesta ka nisur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe më pas është bartur te disa institucione shtetërore.
Në këtë protestë po kërkohet krijimi i mekanizmave efektiv për trajtimin me dinjitet për të mbijetuarat e dhunës seksuale, trajtimi i drejtë i rasteve të dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për abuzuesit si dhe legalizimin dhe përdorimin e gazit lotsjellës për vetëmbrojtje.