Riyad Mahrez mund të largohet nga Manchester City gjatë verës që vjen.
Futbollisti algjerian duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola për sezoin e ardhshëm.
Kampioni anglez është i interesuar për ta blerë Erling Haalandin nga Borussia Dortmundi dhe synon të shesë lojtarë për të bërë para për norvegjezin.
E njëri prej tyre mund të jetë pikërisht 31 vjeçari, ish-futbollist i Leicester Cityt.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Fichajes”, përcjell “Gazeta Express”.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, interesim për futbollistin ofanziv kanë shfaqur Barcelona, Juventusi dhe Paris Saint-Germaini.
Favorit duket se mbetet klubi parisien, i cili ofron më shumë para.
Mahrez e ka shfaqur kualitetin e tij viteve të fundit në “Etihad Stadium” dhe ka qenë lojtar i dobishëm i “Citizens”.
Mirëpo, duket se trajneri spanjoll dëshiron ta freskojë ekipin me prurje të reja gjatë verës që vjen.