Komisioni i Qeverisë për të pagjeturit ka bërë prezantimin e gjetjeve të raportit i përgatitur përmes radarit depërtues tokësor, raporton Ekonomia Online.
Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit, Ramush Haradinaj, tha se të dhënat japin lokacionet ku ka dyshime që të bëhen gërmime.
“Ne sot e kemi një raport me disa të dhëna. Në vendet ku ka caktime do të fillojmë më urdhrin e prokurorit dhe pasi të kryhen do te njoftoheni. Në territorin Kosovës janë ekzaminuar 3 lokacione në 5 pika. Në Serbi 2 lokacione 4 pika”, tha Lluka.
Lluka përmendi edhe vendet ku do të fillojnë gërmimet.
“Kishnicë ka me pas hulumtime dhe me ekzaminim me radar është autostrada në Uglare, në Bukosh të Vushtrisë, Kishnica në dy lokacione. Sa i përket Serbisë, zona e Rashkës, Rudnicë dhe Millovicbe”, shtoi Lluka.
Ai shtoi se në bazë të të gjeturave do të epen rezultatet të përditësuara.
“Ne do të vazhdojmë me punën këto ditë kemi pas 5 gremine dhe jemi të jemi të interesuar në bazë të urdhëresave të prokurorit ku ka dyshime jemi të gatshëm instituti i mjekësisë së bashku me kompaninë me i bërë kërkimet dhe rezultatet i japim çdo ditë”, tha ai.
Sipas Llukës, ka pasur kërkesa edhe nga EULEX-i. Sipas tij, është e vështirë që familjarët të jetojnë me këtë brengë tash e 20-vjet.
“Kemi kërkesa edhe nga EULEX-i në Piskotë të Gjakovës. Jemi të interesuar dhe jemi zotu qe deri në momentin e fundit të zbardhjes se fatit të të pagjeturve. Të gjithë ata që donë me dhanë informacione munden te komisioni është i hapur”, tha Lluka.
Këshilltari i Haradinajt, shprehet optimist se delegacioni kosovar në dialogun me Serbinë, do të vë në prioritet zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
“Delegacioni i Kosovës i votuar në kuvend pikat prioritare e ka edhe zbardhjen e fatit te të pagjeturve. Pa zbardhjen e fatit të të pagjeturit s’ka pajtim dhe qetësi. Besojmë qe shumë shpejte do ta bëjmë koncept dokumentin për të zhdukurit me te cilin ligj zgjidhen edhe disa kërkesa familjare. Do të Serbisë e që në këto lokacione ka trupa të shqiptarëve do të insistojmë edhe te beja qe të i hapin këto raste”, u shpreh Lluka, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, Komisioni Qeveritar për të pagjeturit, çdo të premte, ka takim javor me institucionet gjegjëse që të planifikohen të gjitha veprimet.