Tri maska natyrale për fytyrë pa rrudha

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 15:15 | Nga

Çdo ditë, njerëzit në gjithë botën kërkojnë mënyrat më efektive për ta mbajtur lëkurën e tyre të re dhe të bukur.

Kjo ndoshta është edhe arsyeja pse në treg ka pafund produkte kozmetikore për mirëmbajtjen e lëkurës.

Por, pavarësisht që këto produkte mund të kushtojnë shumë, nuk do të thotë se janë efektive dhe pa efekte anësore, transmeton Klan Kosova.

Njerëzit në vende të ndryshme nëpër botë kanë rutina dhe tradita të ndryshm në lidhje me shëndetin dhe bukurinë.

Prandaj edhe ekzistojnë shumë lloje të maskave natyrale që mund të na ndihmojnë për të pasur lëkurën perfekte.

Më poshtë janë disa prej tyre që përpos që janë natyrale dhe nuk kanë asnjë efekt anësor, janë edhe shumë efektive dhe të lehta për tu përgatitur në shtëpi.

Maska me limon kundër rrudhave

Ju duhen:

1 limon

2-3 lugë gjelle mjaltë

Pambuk

Si ta përgatisni dhe përdorni këtë maskë?

Shtrydheni limonin. Lëngun përziejeni me mjaltë. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, preferohet që të shtoni edhe pak ujë tek lëngu i limonit.

Vendoseni këtë përzierje me pambuk në fytyrë. Lëreni të qëndrojë derisa të thahet dhe më pas pastrojeni fytyrën me ujë.

Aplikojeni këtë maskë një herë në javë.

Rezultatet që do të shihni:

Pamje e freskët dhe më pak rrudha.

Lëkurë e butë dhe e shëndetshme falë vitaminës E dhe C.

Lëkurë elastike dhe rinore falë flavonoideve që gjenden në agrume.

Maskë natyrale me karrotë dhe mjaltë

Ju duhen:

1 karrotë

2 lugë gjelle mjaltë

Si ta përgatisni dhe përdorni këtë maskë?

Lajeni dhe prejeni karrotën. Vendoseni karrotën në blender. Kur të jetë gati, shtojeni edhe mjaltën dhe përzieni mirë.

Vendoseni maskën në fytyrë. Lëreni të qëndrojë për 20 minuta. Pastrojeni fytyrën me ujë.

Këtë tretman aplikojeni dy herë në javë.

Rezultatet që do të shihni:

Lëkurë e shëndetshme falë sasisë së lartë të antioksidantëve.

Reduktim i rrudhave.

Krem për lëkurën e qafës me vaj ulliri, vazelinë dhe vitaminë E

Ju duhen:

10 ml vaj ulliri

3 kapsula të vitaminës E

3 g vazelinë

Si ta përgatisni dhe përdorni këtë maskë?

Vendosni të gjithë përbërësit në një enë dhe përzieni mirë.

Nxeheni enën. Më pas lëreni të ftohet.

Më pas, përbërësit vendosni në një enë tjetër.

Aplikojeni kremin në qafë dhe gjoks para se të shkoni në gjumë secilën natë.

Rezultatet që do të shihni:

Pas dy muajsh, qafa dhe gjoksi juaj do të duken të freskët dhe rinor.

Lëkurë elastike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme