Tri ndeshje sot në ‘Euro 2024’, vëmendja te ballafaqimi Holandë – Francë

Prishtinë | 21 Qer 2024 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të Kampionatit Evropian, sot do të zhvillohen tri ndeshje.

Duke filluar nga ora 15:00, Sllovakia do të përballet me Ukrainën në Dusseldorf.

Të dy skuadrat i përkasin grupit E.

Ndërkaq nga grupi D do të ndeshen të katër ekipet.

Në ora 18:00, Polonia ballafaqohet me Austrinë në “Olympiasradion”.

Ndërsa sytë janë tek ndeshja e fundit në ora 21:00, mes Holandës dhe Francës që do të zhvillohet në “Leipzig Stadium”.

Të ngjashme