Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me tri ndeshje që pritet të dhurojnë spektakël.
Xhiroja e 17-të e Superligës së Kosovës do të merr start me tri ndeshje tejet interesante, por me vëmendjen që shkon në Gjilan.
Gjilani do të jetë nikoqir i Prishtinës, për kryendeshjen e xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ndeshja mes dy skuadrave që renditen në pjesën e epërme të tabelës do të luhet me fillim nga ora 12:55.
Në të njëjtin orar do të luajnë edhe Llapi kundër Flamurtarit dhe Trepça 89 kundër Dritës.